Skip to content

Ambasada Amerikane njofton se

Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar një tjetër njoftim sigurie për shtetasit e saj, pas përshkallëzimit të protestës së kësaj të mërkure, e cila nisi në Rrugën e Durrësit dhe më pas u zhvendos drejt Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera shtetërore.

Në mesazhin e shpërndarë, ambasada thekson se demonstrata është shndërruar në të dhunshme, duke përmendur hedhjen e gurëve dhe rrezikun e përhapjes së incidenteve në zonat ku ndodhen ndërtesat qeveritare.

“Një protestë në Rrugën e Durrësit, ngjitur me Sheshin Skënderbej, është duke vazhduar aktualisht dhe është shndërruar në të dhunshme për shkak të hedhjes së gurëve. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht prani të shtuar të policisë, ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Related article  Tre vajza ne rrezik per shkak te motit te keq ne plazhin e Palases, del video e tmerrshme mes stuhise

Përfaqësia diplomatike bën të ditur gjithashtu se personelit të saj i është këshilluar të qëndrojë larg demonstratave.

“Personelit të Ambasadës në Tiranë është këshilluar të shmangë demonstratat. Ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit”, vijon mesazhi.

Related article  Ngjarje e rende per nje familje shqiptare, ishin kthyer nga

Reagimi vjen në një kohë kur protesta studentore është shoqëruar me përplasje të forta mes demonstruesve dhe policisë, sulme me gurë, zjarre dhe dëmtime të institucioneve publike e bizneseve private.

Gjatë pasdites, protestuesit janë përplasur me forcat e rendit përpara Kryeministrisë, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Incidente janë regjistruar gjithashtu në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Financave, te Piramida dhe në Kryesinë e Kuvendit.

Related article  My grandmother asked me to help her find her high school sweetheart for one final dance

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane përqendrohet te siguria e shtetasve të saj dhe te pasojat që përshkallëzimi i protestës mund të ketë për lëvizjen dhe qarkullimin në Tiranë.

Published inNEWS