Skip to content

Protestuesit nën zyrën e tij, Edi Rama “arrtiset” jashtë Shqipërisë/ Ku ndodhet Kryeministri…

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh të qartë protestuesve që në këto momente ndodhen nën zyrën e tij në bulevardin qendror të Tiranës, duke treguar se ndodhet në Porto Montenegro, një nga perlat turistike të vendit të vogël ballkanik me biznesmenin kanadez që e transformoi.

Edhe më herët, kryeministri e ka pohuar publikisht se në vitin 2006 ka ardhur në Shqipëri miliarderi famëmadh kanadez Peter Munk, me idenë e ndërtimit të një marine në Durrës, pikërisht aty ku ndërton sot Muhamed Alabar, por është përzënë.

Related article  Trump’s Nuclear Attack ‘Doomsday Plane’ Arrives In Washington

Tani, Edi Rama tregon se ndodhet në Porto Montenegro me një nga pasuesit e familjes Munk, i cili po shpjegon investimin miliarda dollarë dhe transformimin që Porto Montenegro i ka sjellë vendit të vogël ballkanik.

Related article  Trump insists US will take Gaza as he meets Jordan's King Abdullah

Përmes kësaj shfaqje live në një kohë që protestuesit nën zyrën e tij protestojnë kundër projektit amerikan për Zvërnecin, Edi Rama u dërgon një mesazh të prerë të gjithë qytetarëve, se projekti që synon ta ngjisë Shqipërinë në krye të listës së turizmit, nuk ka shance të ndalet.

“O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti. Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane”, shkruan Edi Rama dhe ndan bashkëbisedimin me një nga drejtuesit e Porto Montenegro.

Related article  How to Stay Calm When You Notice Unwanted “Visitors” in Your Child’s Hair
Published inNEWS