Miriam Shyti është liruar nga detyra e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Vendimi është marrë sot (3 qershor) në mbledhjen e fundit të qeverisë.
Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet e largimit të saj nga posti që mbante në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Vijoi për të katërtën ditë radhazi protesta e qytetarëve kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe Nartë.
Përpara kryeministrisë marshuan qytetarë të shumtë. Një prej tyre foli te podiumi i improvizuar ku u shpreh se Rama ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe madje po shet dhe malet me Paketën e Maleve.
Protestuesi: Po digjen lekët e nuk digjen mbeturinat. Apo t’ja fillojmë më transparencë të tendëreva. 0 arrestime, 0 konfiskime, 0 kthim lekësh. Apo do kujdesesh si për Thethin dhe Rjollin. I preve në besë banorët. Apo për Paketën e Maleve. Malet janë në ofertë. Shit 1 mal merr 2 falas. Jam shumë i sigurt. Ti do që djali jot të gëzohet me një nip. Po pse nuk gëzon për ne. Neve na le vetëm. Paguan lekë atje te spitali për ndërrim gjinie. Na shiti dhe opozita. Janë bashkë për ta shitur Shqipërinë. Nuk duhet të dali vetëm Tirana, duhet të dali Shkodra, duhet të dali Vlora, duhet të dali Lushnja.
Pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike, qytetarët e mbledhur në protestën kundër projektit në Zvërnec kanë vijuar tubimin e tyre, duke treguar vendosmëri për të mos u tërhequr nga kauza që mbrojnë.
Teksa protestuesit lëshonin thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkonin ndalimin e projektit, në zonë nisën reshjet e shiut. Megjithatë, pjesëmarrësit nuk u shpërndanë dhe vazhduan protestën, duke përsëritur thirrjet e tyre dhe duke kërkuar më shumë transparencë mbi procedurat e ndjekura deri tani.
Kjo është protesta e katërt e organizuar nga qytetarët kundër projektit në Zvërnec. Protestuesit shprehen se kundërshtojnë ndërtimet e planifikuara në zonën e mbrojtur dhe kërkojnë që institucionet të dëgjojnë shqetësimet e komunitetit lokal dhe të shoqërisë civile.
