Skip to content

“Zjerm fitoi zemrat e publikut”, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca flasin pas Eurovision. Pse nuk i vleresoi juria

Dashuria për këngët e vjetra shkodrane bëri bashkë gjashtë vite më parë artistët Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, që u takuan në rrugët e Italisë për t’u rikthyer në qytetin e vendlindjes, ku përzgjodhën këngët e preferuara dhe duke ruajtur elementët autentikë, i risollën në një stil elektronik bashkëkohor, ashtu sikurse Zjerm, që i ngjiti në skenën e Festivalit Europian të Këngës!

Kolë Laca, producent – Kur rritesh e kupton që janë moderne këto këngë, kanë 100 vite por janë shumë të freskëta. Mjafton të ndërrosh pak tingujt dhe kënga duket si e kompozuar dje.

Beatriçe Gjergji, këngëtare – Këngët shkodrane më kanë dhënë shumë frymëzim dhe më dukeshin në të njëjtin nivel me këngëtarë të mëdhenj RnB, janë gjëra të vështira por të bukura.

Related article  Ishte zhdukur në liqen, gjendet trupi i pajetë i të riut

Artistët e Shkodra Elektronika rrëfejnë se pas këngës që na bëri krenarë në Eurovision, qëndronte dëshira për t’i kënduar njerëzve të thjeshtë dhe kjo sipas tyre ishte arsyeja e mbështetjes së madhe që morën nga shqiptarët gjatë gjithë këtij rrugëtimi unik.

Beatriçe Gjergji – Mendova të shkruaj një këngë për festival që fliste për gjëra të thjeshta… imagjino një minutë ku të gjithë gjërat shkojnë mirë, një ëndërr me sy hapur.

Kolë Laca – Njerëzit e kanë ndjerë këtë këngë, ndjenim se po shkonim të tërë bashkë në Eurosong. As ne nuk jemi ndjerë vetëm, ishim të tërë bashkë.

Performaca e Shkodrës Elektronike bëri që Eurosong të flasë shqip në çdo detaj, përfshirë fustanin e zjarrtë që simbolizoi trupin e Rozafës dhe qilimin që u shtrua në skenë.

Related article  Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do të prekë Shqipërinë ditët e ardhshme, temperaturat kapin ‘rekord’

Beatriçe Gjergji – Në janar mami nisi të qendisë tutën, e qëndisi krejt me dorë, më pas nisi pjesën tjetër. Fustani që i ka marrë më shumë kohë se çdo tjetër. Më pas stiloi kostumin e Kolës. Iu deshën gjashtë muaj. Edhe fustani me qilim lidhet me narrativën që donim të kishim, mami gjeti një qilim te shtëpia e gjyshes, i gjithë fustani imitonte shtëpinë e gjyshes. Ky ishte koncepti: Shqipëria është me ne.

Pa hatërmbetje për votat e jurisë, Beatriçe dhe Kola janë të mbushur me dashurinë e publikut, për të cilin kanë vetëm mirënjohje.

Kolë Laca – Njerëzit na interesojnë, çdo gjë që ka të bëjë me jurinë s’na intereson shumë.

Related article  Detaje që të lënë pa fjalë pas vrasjes së 14-vjeçarit! Çfarë ndodhi me të vërtetë?

Zjermin, që ngrohu zemrat e ndjekësve, nuk kanë ndërmend të shuajnë… artistët që ripunimin e këngëve të vjetra e cilësojnë një argëtim, zbulojnë për Top Channel projektet e reja e ndajnë momentet nga bashkëpunimi i veçantë me një grup isopolifonik nga Çorovoda.

Beatriçe Gjergji – Te ky disk kemi eksperimentuar nga këngë nga pjesë të tjera të Shqipërisë.

Kole Laca – Kemi xhiruar me një grup isopolifonik në Çorovodë…

Për Beatriçe Gjergjin dhe Kolë Lacën, ëndrrat po bëhen realitet dhe ky pasion duket se do i mbajë më shumë në atdhe, ku duan të vazhdojnë të krijojnë dhe dhurojnë emocione për publikun.

Published inLajme