Skip to content

Zbulohet ne Greqi anetari i bandes se rrezikshme, vrau 6 vjet me pare ne Shqiperi dhe u zhduk, ja si duket ne foto

Pas 6 vitesh në arrati, autoritetet greke kanë vënë në pranga në qytetin e Pireut Ardian Ahmetajn, 51 vjeç, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Besnik Hidës, ngjarje e ndodhur në Lushnjë në vitin 2019. Sipas hetimeve, Ahmetaj e kreu këtë vrasje në bashkëpunim me Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin, të dy të njohur për përfshirje në grupe kriminale.

Related article  “Frikë në aeroport”, Karamuço zbulon udhëtimin me Prokurorët e SPAK: Janë detyruar të…

Ahmetaj, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe anëtar aktiv i një grupi kriminal, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Fierit, në vitin 2023, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për akuzat e “vrasjes me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve”.

Related article  Rama tmerrohet nga heqja e Non Grata per Berishen, me fjalor te ndyre ne mitingun e grave: K*qet e tyre

Operacioni për kapjen e tij u realizua në kuadër të aksionit ndërkombëtar “The Wanted”, falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, si dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes policisë shqiptare dhe asaj greke.

Related article  Zyrtari i larte i drejtesise se SHBA viziton Shqiperine, ja per ke dha info ne SPAK

Ardian Ahmetaj, me precedentë të rëndë penalë dhe lidhje të ngushta me botën e krimit, pritet të ekstradohet së shpejti në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë për rolin e tij në atentatin mafioz ndaj Hidës.

Published inLajme