Skip to content

Zyrtari i larte i drejtesise se SHBA viziton Shqiperine, ja per ke dha info ne SPAK

Ndihmës Drejtori ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të SHBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj vizitoi Shqipërinë. Detajet e vizitës së zyrtarit të lartë të Drejtësisë amerikane i bëri publike Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ambasada njofton se gjatë vizitës së tij, Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë.

Related article  Evi Kokalari nxjerr detajet tronditëse! Edi Rama dhe Sali Berisha jane bere bashke per te...

“Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm.

Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë.

Related article  LAJM I FUNDIT! Trѻndit media amerikane: Po nis një front i ri lʋft℮! Ja shteti që do gѻdítet!

Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit.

Related article  Berat Buzhala: Ja pse ne në Kosovë nuk duam kurrë të bashkohemi me Shqipërinë

Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në Tiranë.

Published inLajme