Skip to content

Zbulohen dy kukullat e bandes se Durresit qe u futen ne Kuvend, nje nga PS dhe nje nga PD (Emrat)

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 8 mandate në zgjedhjet e fundit, ndërsa koalicioni opozitar i drejtuar nga Sali Berisha ka përfituar 6 mandate, duke e kthyer garën në një betejë të ngushtë mes dy blloqeve të mëdha politike.

Por pas shifrave dhe mandateve, ajo që ka rënë në sy është një tjetër realitet: ndikimi i dyshimtë i elementëve të botës së krimit në rezultatin elektoral. Ironikisht, nga të dyja kampet politike, në garë kanë qenë dy kandidatë me lidhje të komentuara prej kohësh me grupet kriminale të Durrësit – dhe të dy janë “shpërblyer” me vota masive.

Related article  Lufta në Lindje, më në fund arrihet armëpushimi - Detajet

Kandidati i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë mbi 18 mijë vota të preferencës, duke thyer madje edhe rekordin personal të Edi Ramës në të njëjtin qark nga zgjedhjet e vitit 2021, kur kryeministri kishte arritur të siguronte 15 mijë vota.

Në krahun tjetër, kandidati i opozitës, ish-prokurori Arjan Ndoja – një emër që ka qenë në qendër të polemikave publike për lidhjet me krimin – ka thyer çdo pritshmëri, duke siguruar një rezultat të lartë në vota preferenciale. Madje, kandidati demokrat Aulon Kalaja ka akuzuar publikisht Ndojën për “vjedhje votash” brenda të njëjtës listë.

Related article  Stresi habit me deklaratën për Gjestin: “Nëna ime…”. Xheneta mbetet pa fjalë

Ky fenomen nuk është izoluar vetëm në Durrës. E njëjta skemë është parë në Elbasan me kandidaturën e Sara Milanit, e cila, sipas denoncimeve, është produkt i të njëjtit model – mbështetje masive nga strukturat e dyshimta, vetëm në një “bazë tjetër”.

Zyrtarisht, partitë i hedhin poshtë akuzat që qarkullojnë online, duke i konsideruar si “aludime të pavërtetuara”. Por për ata që jetojnë në Durrës apo Elbasan, një bisedë e thjeshtë me qytetarët mjafton për të konfirmuar dyshimet: ndikimi i bandave në kandidaturat e Kuvendit nuk është më thashethem – është realitet i ndjeshëm dhe i diskutuar haptazi në terren.

Related article  4-vjeçari pëson atak kardiak në plazh, rikthehet në jetë falë mjekut hero që ndodhej aty për pushime

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve tregojnë jo vetëm një përçarje të thellë politike, por edhe një simbiozë të frikshme midis krimit dhe politikës, e cila po forcohet me çdo proces zgjedhor. Ndërkohë, fati i Durrësit dhe Elbasanit duket gjithnjë e më shumë në duart e atyre që kanë pushtet jashtë kutive të votimit.

Published inLajme