Skip to content

Vodhi fondet e BE, Frida Krifca sfidon SPAK, pushime në hotelin me 700 euro nata, burri i parë i financuar nga rusët…

Duhet të ishte në burgun e Pogradecit për vjedhjen e fondeve të BE për bujqësinë me shoqet e saj dhe disa trafikantë kokaine, por ish drejtoresha e AZHBR, Frida Krica, është shfaqur këto ditë duke shijuar pushimet në resortin luksoz “MGallery Collection” në Green Coast, me shumë gjasa me paratë që u ka vjedhur fermerëve shqiptarë.

JOQ ka publikuar një foto të zonjës Krifca, e cila ndiqet nga pas bashkëshorti i dytë, DJ Erti Lutaj, përfitues i pasurive dhe parave publike pasi nisi të bashkëjetonte me ‘bareshën’ e bujqësisë. Shfaqja e një prej emblemave të korrupsionit elitar në resortin më luksoz në Shqipëri, është një sfidë për SPAK-un dhe opinionin publik.

Related article  Vajzat e ekraneve 'thyen' burgjet, Klodiana Lala jep detaje: Hynte çdo javë dhe me bosin

Çmimi minimal për një natë në këtë hotel për një familje me katër persona nis nga 700 euro me mëngjes dhe shkon deri në 1,100 euro me mëngjes dhe darkë. Pushimet luksoze vazhdojnë pa asnjë shqetësim, madje thuhet se Krifca frekuenton një plazh privat të izoluar në krah të resortit, larg syve të publikut.

Related article  Egli dhe Gjesti kanë kryer marrëdhënie nën jorgan? Vjen konfirmimi i fortë

Qytetari që ka bërë denoncimin shprehet me ironi se Frida ka punuar fort për këtë ditë, ndërsa opinioni publik është i pafuqishëm përballë heshtjes së institucioneve. Në vend të hetimit dhe transparencës, shqiptarët përballen me imazhin e një ish-zyrtareje të akuzuar për korrupsion që shijon luksin mbi djersën e qytetarëve dhe fondet e fermerëve të varfër.

SPAK nuk ka dhënë asnjë njoftim për ecurinë e hetimeve dhe Krifca, si shumë të tjerë para saj, duket se do të mbetet e paprekur nga drejtësia. Ky është realiteti i Shqipërisë së vitit 2025, ku abuzimi shpërblehet me pushime në Palasë dhe heshtja është norma e re e drejtësisë.

Related article  E bujshme! Largohet Berisha? PD shkon në zgjedhje për Kryetar, ja data kur do mbahen!

Burri i dytë i Frida Krifcës, pasuria e dyshimtë
Erti Lutaj, i cili ka punuar si DJ, por i përfolur edhe për ‘punë të tjera’, është bashkëshorti aktual i ish ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. Lutaj u shndërrua në biznesmen pasi nisi të bashkëjetonte me zonjën Krica. Çifti posedon një pasuri me vlerë qindra milionë euro me burim të dyshimtë. kliko shtyp ketu

Published inLajme