Pasuritë e deklaruara janë 1 dyqan me vlerë 160 mijë USD, 100% në pronësi të saj; 1 një suitë të Kodra e Diellit në Tiranë me vlerë 223 mijë Euro e sipërfaqe 149 m2; kursime jashtë bankës në vlerë 8 milionë lekë; llogari bankare 17 mijë USD.

Ka blerë shtëpi 130 mijë, me kredi për 10 vjet, kundrejt këstit mujor 1340 Euro; dhe shtëpi tjetër 110 mijë Euro, me kredi tjetër 107 mijë Euro për 13.5 vite e këst mujor 805 Euro, kur pagën mujore e ka pasur dhe e ka 1300 Euro.
Ka 1 vilë 210 m2 me vlerë 660 mijë Euro dhe 1 apartament në Dhërmi, deklaruar nën kosto me vlerë 72 mijë Euro, me sipërfaqe 78.4 m2.
Bashkëshorti Erti Lutaj ka 5 biznese, të hapur në vitet 2019-2022, kur Frida Krifca ishte Drejtore e AZHBR dhe Ministre Bujqësie, për të cilët nuk ka dorëzuar bilance në tatime, por vetëm si “Person Fizik” thotë se ka 13 milionë lekë të ardhura.

Bizneset e tij janë “Tirana Media Lab”, “Lucom Projects”, “Lusaku” në ortakëri 50% me një shtetas nga Zvicra. Në muajin tetor 2020, kur Frida Krifca ishte Drejtore e AZHBR, deklaron se bashkëshorti i saj Erti Lutaj ka blerë edhe 3000 mijë m2 tokë arë në Farkë me çmim 10 Euro/m2, duke e bërë 11 mijë m2 tokë në total, ndërsa në dhjetor 2020 deklaron se ka shtuar 35 milionë lekë.
Pas njohjes me Frida Krifcën, DJ Erit i buzëqeshi fati dhe iu hapën shumë porta. Ai nisi të fusë duart në pronat dhe paratë publike. Aty ku shfaqej ndonjë pengesë, e zgjite Frida me një telefonatë ose mesazh të koduar.
Me kompaninë Lucom Projects, Erti Lutaj ka marrë 110 mijë euro para publike, por qindra mijëra euro dyshohet se i ka përfituar përmes nënkontraktimeve si rrjedhojë e ndikimit korruptiv të Krifcës.
Burri i parë i Frida Krifca, dora e zezë që nxori listën e pagave, i paguar nga rusët
Njeriu që u arrestua për blerje e të dhënave të shqiptarëve për pagat tek punonjësit e korruptuar të Tatimeve është Endri Ikonomi, ish burri i ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, e njohur edhe si ‘luleshtrydhja’.

Endri Ikonomi ishte administrator i kompanisë Credit 2 ALL. Kjo kompani sipas regjistrimit është krijuar në vitin 2017 nga një kompani qipriote, e cila një vit më vonë e shiti kompaninë për llogari të shtetasit rist Oleg Boyko, me pasaportë italiane që jeton në Zvicër.
Pronari i kompanisë Credit 2 ALL, oligarku rus Oleg Boyko është pjesë e listës së zezë së SHBA.Biznesmeni 60-vjeçar rus Oleg Viktorovich Boyko raportohet të ketë një pasuri prej 1.3 miliardë dollarë. Një raport inteligjence i Senatit të SHBA e citon oligarkun rus Oleg Boyko si person “Me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, inteligjencën dhe shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe me lidhje me krimin e organizuar”.

Figurat e krimit e korrupsionit morën fondet e BE për bujqësinë
Fondet e akorduara nga Bashkimi Evropian dhe taksapaguesit shqiptarë për bujqësinë kanë përfunduar në duart e bosëve të krimit dhe drogës, oligarkëve, sekserëve, familjarëve të politikanëve etj., ndërsa fermerët e vërtetë kanë mbetur duarbosh.
Kjo është arsyeja se pse Brukseli njoftoi Shqipërinë për ndërprerjen e këtyre fondeve, pas një raporti të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF, institucion që heton dyshimet për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.
Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Fondet e programit IPARD janë ndarë nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) e drejtuar nga Frida Krifca. Afera korruptive po hetohet nga SPAK, por ende nuk ka asnjë rezultat.