Skip to content

Vjen me pushime në Shqipëri, por gjermanit i ndodh e papritura!

Një turist gjerman ka pësuar lëndime në zonën e njohur si “Maja e Rosit” në Valbonë, pasi është rrëzuar gjatë eksplorimit të zonës. Lajmi u bë i ditur nga policia lokale, e cila menjëherë organizoi një operacion kërkimi për të gjetur dhe ndihmuar turistin e lënduar.

Sipas njoftimit të policisë së Tropojës, rreth orës 13:15, është marrë një njoftim se një shtetas gjerman, duke vizituar Alpet e Valbonës, ishte rrëzuar dhe kishte dëmtuar këmbën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Related article  Vrasja e Ilaria Sulës, rrëfehet Mark Samson: I pashë mesazhe me një djalë tjetër, krimin e bëra i vetëm

Pas një kërkimi që zgjati rreth dy orë, forcat e policisë arritën të lokalizojnë turistin gjerman 68-vjeçar. Ai u transportua nga policia deri në rrugën e makinave dhe më pas u dërgua me autoambulancë në Spitalin e Tropojës.

Related article  Reagon banorja e Big Brother, pasi kapi per flokesh dhe dhunoi vajzen e burrit, ajo qe thote eshte e papritur

Policia ka konfirmuar se turisti ndodhet në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës ka theksuar angazhimin maksimal të strukturave të saj për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të ofruar ndihmë qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve në rast nevoje.

Related article  Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-futbollsiti i Kombëtares
Published inLajme