Skip to content

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-futbollsiti i Kombëtares

Futbolli shqiptar humb një nga figurat e tij më të shquara me kontribut të madh si futbollist në vitet ’50-’60 dhe më pas edhe si trajner e drejtues i Dinamos. Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Stavri Lubonja, një personalitet tepër i respektuar në komunitetin e futbollit.

Related article  Aksident i gjashtëfishtë, një shqiptar i vdekur dhe 10 të plagosur - Detajet

Për këtë humbje të madhe ka reguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“Një lajm i trishtë për komunitetin e futbollit na erdhi në këtë fund viti. Është ndarë nga jeta Stavri Lubonja, ish-sulmues i shquar i viteve 50’-‘60 i Dinamos dhe ekipit Kombëtar. Golashënues i spikatur dhe lojtar elegant, që pasi e mbylli me futbollin e luajtur vijoi karrierën si trajner dhe drejtues i klubit Dinamo.

Related article  Dalin emrat dhe fotot e ciftit, detajet e ngjarjes se rende ne Shkoder I zhveshur dhe i “larë”...

Personalitet i vlerësuar nga i gjithë komuniteti i futbollit për natyrën e çiltër dhe respektin që kishte për njerëzit e futbollit dhe kolegët. I shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Lubonja dhe të afërmve e miqve të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”

 

Related article  SPAK i ka bërë gati prangat! Klodiana Lala zbulon emrin e politikanit të lartë qe do arrestohet
Published inLajme