Skip to content

VIDEO/ Shmanget tragjedia në ajër, avioni anulon uljen në aeroportin e Uashingtonit për shkak të erës

Një tjetër tragjedi ajrore u shmang për pak në Shtetet e Bashkuara, pas incidentit fatal në Uashington që mori 64 jetë javë më parë.

Një avion “Boeing” pati vështirësi të mëdha gjatë uljes në aeroportin ‘Ronald Reagan’ të Uashingtonit për shkak të erërave të forta, të cilat çrregulluan stabilitetin e tij në ajër.

Në momentin e afrimit pranë pistës, mjeti fluturues u detyrua të ndërpriste uljen dhe të ngrihej sërish për të shmangur një aksident të mundshëm.

Related article  Nuk u dha pensionin e nenes, dy djemte mbysin babane me jastek dhe e fshehin ne...

Pamjet e regjistruara nga aeroporti tregojnë momentin kur avioni përpiqet të ulet, por për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, pilotët vendosin të anulojnë uljen.

Related article  E trishte! Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku

Raportohet se asnjë nga pasagjerët në bord nuk u lëndua, ndërsa autoritetet po analizojnë ngjarjen për të vlerësuar masat e sigurisë pas numrit të shtuar të incidenteve ajrore.

Related article  Plasi midis SHBA-ve dhe Rusisë?! Kërcënimi i Trump, reagon Kremlini

Published inLajme