Skip to content

Nuk u dha pensionin e nenes, dy djemte mbysin babane me jastek dhe e fshehin ne…

Dy vëllezër, 34 dhe 42 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët në Quarto, pranë Napolit, me akuzën e vrasjes së babait të tyre, Antonio Di Gennaro, 71 vjeç. Trupi i viktimës u gjet i fshehur në një arkë në tarracën e shtëpisë së fëmijëve të tij.

Related article  Detajet - Urdhri i ri i Trump, a pezullohet Shqipëria e Kosova?

Ngjarja u zbulua pasi partnerja e 71-vjeçarit raportoi në polici zhdukjen e tij. Hetimet zbuluan se babai ishte vrarë mëngjesin e 3 qershorit, pas një plani të dyshuar nga dy vëllezërit, të cilët dyshohet se i dhanë atij një pilulë gjumi të hedhur në kafe dhe më pas e mbytën me një jastëk, pasi ai refuzoi t’u jepte paratë e pensionit të nënës së tyre të ndjerë, shkruajnë mediat italiane.

Related article  Kiara dhe Luizi ne momente intime, dalin fotot e forta ne krevat (foto)

Dy të arrestuarit, Michele Di Gennaro, inxhinier biomjekësor, dhe Andrea Di Gennaro, trajner personal, nuk kanë precedentë penalë. Gjatë marrjes në pyetje ata pranuan përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë.

Related article  Babin e la te ikte ne Shqiperi! Pas ndarjes se prinderve, vajza e Shpetim Saracit gjen burrin milioner, kush eshte djali qe te gjithe...(foto)

Karabinierët zbuluan trupin pas kontrollit në shtëpinë në Via Cicori, zonë qendrore në Quarto. Hetuesit po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e vdekjes tragjike.

Published inLajme