Edhe pse ka zgjedhur të qëndrojë larg botës së televizionit dhe të mos ndjekë rrugën e prindërve të saj të famshëm, Era Saraçi, vajza e këngëtares së njohur Mira Konçi dhe kompozitorit të famshëm Shpëtim Saraçi, nuk ka arritur t’i shpëtojë vëmendjes së mediave dhe kuriozitetit të publikut shqiptar.
Me një profil elegant dhe një pamje të hijshme që bie menjëherë në sy, Era është përmendur shpesh në media për pamjen e saj tërheqëse dhe stilin e rafinuar, megjithëse vetë ajo është treguar gjithmonë e rezervuar në rrjetet sociale, duke preferuar të ndajë më shumë momente artistike apo kulturore, sesa detaje nga jeta personale.
Megjithatë, së fundmi, vajza e çiftit legjendar të muzikës shqiptare ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e saj private, duke publikuar një foto romantike në një darkë në New York, ku ajo jeton së bashku me nënën dhe vëllain e saj.
Në imazhin e ndarë në rrjetet sociale, Era shfaqet në një ambient intim dhe të ndriçuar butë nga qirinjtë, duke ngrënë darkë me një mashkull që padyshim është partneri i saj.

