Skip to content

(VIDEO) Patronazhistët ia fusin vrapit, Braçe përplaset me gazetaren

Një zyrë elektorale e padeklaruar e Partisë Socialiste është zbuluar nga grupi i xhirimit të Syri TV në rrugën Marko Boçari në Tiranë. Zyra nuk kishte asnjë logo, nuk figuron e regjistruar në KQZ dhe ndodhet brenda një rrezeje prej më pak se 150 metrash nga një qendër votimi, gjë që përbën shkelje ligjore.

Related article  Rrëzohet një avion, të paktën 6 të vdekur

Sapo kanë parë kamerat, personat brenda zyrës – të cilët identifikohen si patronazhistë dhe funksionarë publikë – janë larguar me nxitim. Gazetarja Ambrozia Meta ka filmuar momentin kur ata dalin me vrap, ndërsa më pas ka pasur një përplasje verbale me deputetin socialist Erjon Braçe, i cili u kthye në zyrën që ndërkohë ishte boshatisur. VIDEO KËTU

Related article  Mediat italiane zbulojnë 'misionin sekret' të Tares gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi per supertalentin

Braçe, i cili është kandidat në listë të hapur për PS-në në këtë zonë, deklaroi se nuk njihte asnjërin prej personave që po punonin në emër të tij. Ngjarja ka alarmuar opozitën, ndërsa kandidatë të PD-së dhe policia kanë rrethuar zyrën e dyshimtë, duke kërkuar ndërhyrje ligjore për shkeljen e rregullave të fushatës.

Related article  'Berishes i ka ikur koha qe ne...' Kreut te PD i del kunder deputeti i tij! Ja ku u vulos humbja

Published inLajme