Skip to content

‘Berishes i ka ikur koha qe ne…’ Kreut te PD i del kunder deputeti i tij! Ja ku u vulos humbja

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, ka dhënë një analizë të thelluar mbi gjendjen e Partisë Demokratike dhe shkaqet që, sipas tij, e çuan këtë forcë politike në një humbje dramatike në zgjedhjet e fundit. I ftuar në emisionin “Top Story”, Xhaferri foli hapur për krizën e identitetit në të djathtën shqiptare, për gabimet strategjike të bëra në ndërtimin e koalicioneve dhe, më së shumti, për rolin e Sali Berishës, të cilin e cilësoi si një figurë politike që i përket të kaluarës.

“Që nga viti 2013, vetë Sali Berisha e pranoi se i kishte mbaruar koha politike. Dhe me të drejtë. Por çfarë ndodhi më pas? Ai u rikthye. Dhe për tre vite me radhë, ne kemi parë një opozitë që ka funksionuar vetëm si mbështetje për betejat personale të tij. Kjo nuk është më një parti politike, por një bunker solidariteti rreth një individi me probleme të rënda politike dhe ligjore.”

Related article  E mori shume personale/ Si kolonel Edmond Koseni arr*stoi të fortin Tan Kateshi dhe pse e t*rpëroi në mes të Elbasanit

Sipas Xhaferrit, e djathta shqiptare u projektua keq që në momentin kur Berisha u rikthye në krye të skenës politike, duke shkaktuar përçarje dhe duke penguar afrimin e figurave të reja e alternative. Ai theksoi se, ndryshe nga e majta ku megjithatë ekzistojnë tensione të brendshme dhe zëra kritikë, në të djathtën “është ngritur një skemë ku çdo kundërshtim internohet dhe çdo diferencë konsiderohet tradhti”.

“E majta ka një lider autoritar si Rama, por megjithatë atje shohim mikrorebelime, tensione, pakënaqësi që artikulohen. Tek ne, e djathta, kur Berisha u rikthye, gjithçka u kthye në një projekt rreth tij. Dhe kjo është katastrofike për një parti që synon të jetë alternative pushteti.”

Një tjetër element që Xhaferri vuri në dukje ishte dështimi në ndërtimin e një koalicioni të gjerë përballë Partisë Socialiste. Sipas tij, PD zgjodhi të bashkëpunojë vetëm me individë apo parti që ndanin problemet personale të Berishës, duke përjashtuar zëra të pavarur dhe me ndikim si Adriatik Lapaj apo Ilir Alimehmeti (Shehaj), të cilët përfaqësonin energji të reja në të djathtën.

Related article  Ushtria izraelite jep lajmin e lajmin e bujshëm: Kemi ekzekutuar kokën e ...

“Nuk ndërtuam dot një koalicion me Lapajn, Shehajn, dhe flukset e reja që po formësojnë një të djathtë ndryshe. I shpallëm primaret, por nuk i respektuam. Nuk mund të flasim për demokraci të brendshme, nëse shpallim kandidatë të përzgjedhur paraprakisht.”

Xhaferri gjithashtu kritikoi qëndrimin e opozitës ndaj SPAK-ut, duke e cilësuar si një tjetër gabim fatal që e largoi PD-në nga kauzat qytetare dhe e zhvendosi vëmendjen drejt përplasjes institucionale me drejtësinë.

“I shpallëm luftë SPAK-ut, në vend që ta mbështesnim si një institucion që po përpiqet – me gjithë të metat – të sjellë një lloj ndëshkimi. E gjitha u kthye në një narrativë të vetme: nongrata, vizë, sanksione nga SHBA, a do hiqet apo jo. Dhe në muajin e fushatës, kjo u bë obsesioni ynë. U harxhuan energji për betejat personale dhe jo për të bindur qytetarët me programe, ide, zgjidhje.”

Related article  Tiranë! Vajza rrihet nga disa djem në mes të qytetit – (VIDEO e rëndë)

Në fund të analizës së tij, deputeti demokrat la të kuptohet se Partia Demokratike ndodhet në një pikë kritike ekzistence, dhe se vetëm një shkëputje e qartë nga trashëgimia personale dhe politike e Berishës mund të hapë rrugën për rindërtimin e saj si një forcë moderne dhe e besueshme opozitare.
Ai bëri thirrje për rikthimin e racionalitetit, bashkimin rreth parimeve dhe jo individëve, dhe ndërtimin e një oferte të re për qytetarët, nëse PD dëshiron të mos mbetet një “klub nostalgjik” por të kthehet në alternativë reale pushteti.

Published inLajme