Mes emocioneve të forta dhe kthimit në të kaluarën është duke u zhvilluar kjo natë magjike në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Supriza e kësaj nate padyshim që ka qenë Parashqevi Simaku, këngëtarja ikonë e cila iu rikthye shqiptarëve atëherë kur nuk e prisnin.
Me një videomesazh nga New York, Parashqevi i është drejtuar shqiptarëve dhe të pranishme në Festivalin Këngës duke u thënë që do të donte të ishte e pranishme në skenën magjike për të përjetuar emocionet që vetëm ajo skenë mund të falë.

