Skip to content

E rëndë! Shpëton fëmijët, por humb jetën vetë

Qyteti i Shkodrës është pikëlluar thellë nga lajmi i ndarjes nga jeta të Arjan Krajës, një punonjës i OSHEE-së, i cili ndërroi jetë pas tre muajsh në koma. Lajmi i dhimbshëm u konfirmua nga drejtori i OSHEE Shkodër.

Arjan Kraja u transportua me urgjencë në spital pasi kreu një akt të jashtëzakonshëm heroizmi: ai ndërhyri me guxim për të shpëtuar dy fëmijë nga mbytja në detin e Velipojës. Falë ndërhyrjes së tij, fëmijët arritën të shpëtoheshin.

Related article  Me tortë dhe qirinj! Parashqevi Simaku takim me shqiptarët, shfaqet më e lumtur se kurrë

Për fat të keq, Arjani pësoi dëmtime të rënda shëndetësore dhe nuk arriti të rikuperohej. Pas tre muajsh në koma, ai u largua nga kjo botë.

Related article  Video nga vendngjarja - Tjetër aksident fatal, raportohet për disa viktima

I afërmit, kolegët dhe komuniteti shkodran e kujtojnë Arjanin si një njeri të qetë, me një shpirt të madh dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Akti i tij heroik, ku vuri jetën e tij në rrezik për të shpëtuar fëmijët, do të mbetet gjatë në kujtesën kolektive.

Related article  Oh Zot i madh! Te dyjave unë u…! G Bani i shan nënën dhe motrën, reagimi i Gjestit do i’u përlotë (Video)

Published inShowbizz