Skip to content

VIDEO/ Çfarë po ndodh në SHBA, përplaset një tjetër avion

Mbrëmjen e së premtes, një avion transporti u rrëzua në Filadelfia rreth 30 sekonda pasi u ngrit, duke dëmtuar disa shtëpi në një kryqëzim të ngarkuar të qytetit.

Gjashtë persona ishin në bordin e avionit, tha Administrata Federale e Aviacionit.

Rrëzimi i avionit tronditi banorët dhe ndodhi dy ditë pas përplasjes së një helikopteri ushtarak me një avion civil në Uashington.

“Gjithçka që dëgjuam ishte një zhurmë e fortë dhe nuk e dinim nga po vinte.

Pas pak pamë shtëllungën e madhe të tymit”, tha Jim Quinn, banor i një lagjeje të qytetit afër zonës ky ndodhi aksidenti.

Related article  ‘Nuk e kenaqte asnjehere burri ne krevat dhe shkon tek hoxha’, Zhaklina befason, ja cfare i ndodhi...

Shpërthimi ndodhi më pak se 4.8 kilometra nga aeroporti verilindor i Filadelfias, i cili shërben kryesisht për avionët e biznesit dhe fluturimet çarter.

Avioni “Learjet 55” u zhduk nga radarët pak kohë pas ngritjes nga aeroporti në orën 18:06 dhe pasi arriti në një lartësi prej 487 metrash.

Related article  Venusi retrogradë! Janë 3 shenja Horoskopi që u japin fund problemeve të tyre nga 1 marsi

Avioni po udhëtonte drejt qytetit të Springfildit në Mizuri dhe ishte i regjistruar në pronësi të kompanisë “Med Jets”, sipas faqes së internetit “Flight Aware”, që merret me gjurmimin e fluturimeve.

Përplasja vjen dy ditë pas katastrofës më vdekjeprurëse të aviacionit në vend në pothuajse 25 vjet.

Një avion i kompanisë “American Airlines” me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, u përplas në ajër të mërkurën mbrëma në Uashington me një helikopter të ushtrisë amerikane me tre ushtarë në bord.

Related article  Tragjedi ne ajer, rrezohet avioni dhe humbin jeten te gjithe pasagjeret

Nuk kishte asnjë të mbijetuar nga ky aksident.

Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, tha se ai ka ofruar të gjitha “burimet e shtetit për të reaguar ndaj aksidentit në Filadelfia”./VOA

Published inLajme