Një skenë e pazakontë është shënuar në qytetin e Përmetit, ku disa turistë janë parë duke u larë në mes të rrugës, duke shkaktuar habi dhe pakënaqësi mes banorëve dhe kalimtarëve.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë pranë qendrës, në një vend publik ku kalojnë çdo ditë qytetarë dhe vizitorë të tjerë.
Sipas dëshmitarëve, turistët kanë përdorur ujë të rrjedhshëm dhe mjetet e tyre personale për t’u pastruar, në një mënyrë që është cilësuar si primitive dhe aspak e përshtatshme për një hapësirë publike.
Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e respektit ndaj ambientit dhe standardeve të higjienës, duke i bërë thirrje autoriteteve vendore të ndërhyjnë. Ata kërkojnë që bashkia të ndërmarrë masa për t’i orientuar turistët drejt ambienteve të përshtatshme, duke mbrojtur kështu imazhin dhe dinjitetin e qytetit.
