Skip to content

Vdekja e 12-vjeçarit/ “S’e trajtuan si duhej! Nga mjekimet”. “Djali shtrëngoi gjoksin, e mora për ta çuar tek Pediatria, por…

“Djalin nuk e trajtuan siç duhej, në një moment ai shtrëngon gjoksin fort. Aty e marr në krahë për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë dhe rrugës djali më mbaroi në krahë”, u shpreh një nga familjarët e 12-vjeçarit që u nda nga jeta pasi shfaqi probleme shëndetësore.

Për mediat, ka deklaruar se: “Djali tonë ka qënë i shëndetshëm,nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë, merrej me aktivitet sportiv.”

Related article  E FUNDIT - Njeriu i besuar i Edi Rames perfundon ne SPAK

I mitur, në fund të dhjetorit ka shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit (me të vjella dhe temperaturë të lartë), dhe është trajtuar në spitalin e Korçës në reanimacion. Pasi është përmirësuar djali është nxjerrë nga spitali.

Related article  Po punonte për bukën e gojës, ndërron jetë punëtori në Tiranë. Ra nga soleta

Ditën e djeshme është dërguar me urgjencë tek Trauma në Tiranë dhe familjari tha se i mituri u shtrua në pavionin e Covid.

“Djali jonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin ne reanimacion”, u shpreh familjari, duke shtuar se: “U shtrua aty dhe filloi të kishte të vjella të pandërprera, ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte që nuk ka mundësi.”

Related article  Dalin mesazhet 'perndjekese' te mjekut qe perndiqte gazetaren, por nje detaj ngre dyshime te medha (FOTO)

Gjithashtu shtoi se i mituri nuk vuante as nga diabeti as nga zemra, “por nga mjekimet e shumta diabeti ditën e fundit i shkoi 200”.

 

Published inLajme