Skip to content

Po punonte për bukën e gojës, ndërron jetë punëtori në Tiranë. Ra nga soleta

Një punëtor ka humbur jetën tragjikisht paraditen e kësaj të shtune në Tiranë.

Viktima është shtetasi B. K., rreth 66 vjeç, i cili sipas burimeve zyrtare, ka rënë nga soleta e një banese katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”.

Punëtori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit në fjalë.

Related article  E fundit! Rikthehet bujshëm Chris La Civita, ja cfare ka zbuluar per Edi Ramen ne SHBA
Published inLajme