Skip to content

Upss! Serbët ‘shpërthejnë’ ndaj trajnerit të tyre, shkak deklarata e tij për Shqipërinë dhe shqiptaret

Barazimi pa gola mes Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Air Albania” duket se ka sjellë më shumë tension jashtë fushës se sa brenda saj. E ndërsa vetë ndeshja u zhvillua në një atmosferë sportive dhe të qetë, pavarësisht parashikimeve për një përballje të mbushur me tension, fjalët e trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkoviç “Piksi”, pas përfundimit të takimit, kanë shkaktuar një stuhi të vërtetë reagimesh në mediat serbe.

Trajneri serb befasoi të gjithë duke deklaruar pas ndeshjes se:

“Nuk pashë asgjë armiqësore në stadium. Përkundrazi, përjetova një atmosferë ndeshjeje të vërtetë, fantastike. Gjithçka ishte e organizuar shumë mirë dhe korrekt.”

Këto fjalë, që në çdo vend tjetër do të përdoreshin si një shenjë e maturisë dhe sportivitetit të një trajneri, në Serbi janë pritur me indinjatë nga një pjesë e madhe e mediave nacionaliste, të cilat për ditë të tëra kishin ngritur alarmin për një udhëtim të rrezikshëm në Shqipëri, për një ambient armiqësor e për një atmosferë të ashpër në stadium.

Related article  “Ajo është bërë motra ime”, gjeti Parashqevinë, rrëfehet Elvira: Ja çfarë po i ndodh jetës së saj tani

Deklaratat e Stojkoviç duket se janë përjetuar si një “shuplakë e fortë” për këto media, të cilat gjatë gjithë ditës së ndeshjes raportuan për të ashtuquajturat provokime, kërcënime dhe keqtrajtime që sipas tyre lojtarët dhe delegacioni serb po përjetonin në Tiranë.

Pas përfundimit të sfidës dhe pas prononcimit të Piksit, reagimet nuk kanë vonuar. Portalet më të mëdha serbe, të njohura për tonin e tyre ekstremist dhe për gjuhën shpesh herë urrejtëse ndaj shqiptarëve, kanë sulmuar edhe trajnerin e tyre, duke mos kursyer akuza dhe ironi ndaj tij.

Një nga reagimet më të ashpra ka ardhur nga portali “Kurir”, i cili në një artikull të gjatë i ka cilësuar “të papranueshme” fjalët e trajnerit serb. Artikulli mbante një titull provokues:

Related article  Merret peng “‘Zonja e Kokainës" nga Rresheni ne Ekuador – Si nderhyri ushtria per ta shpetuar - DETAJET

“Fjalë që nuk duhet të thuheshin! Atmosfera e urrejtjes së paparë ndaj gjithçkaje serbe në Tiranë është gjithçka tjetër përveçse ‘fantastike’! Piksi, shiko lojtarët në sy! Nëse guxon!”

Në tekst, media serbe akuzon trajnerin për “nënvleftësim të vuajtjeve” që sipas tyre lojtarët serbë kanë përjetuar në Tiranë, duke bërë thirrje që Piksi të mbajë një qëndrim më të ashpër në të tilla situata.

Ky reagim tregon edhe një herë për përplasjen e fortë mes sportit dhe diskursit ekstremist në disa media serbe, të cilat duket se nuk janë gati të pranojnë një klimë të qetë dhe sportive midis dy kombeve, edhe kur ajo ndodh realisht.

Related article  Çfarë ka në pakon ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA-ja po ia shet Ukrainës

Nga ana tjetër, deklarata e Stojkoviç është përshëndetur gjerësisht si një shembull i pjekurisë sportive dhe si një mesazh pozitiv për gjithë opinionin publik në Ballkan, në një moment kur shumëkush druhej se kjo sfidë mund të degjeneronte në përplasje brenda dhe jashtë fushës.

Ndeshja Shqipëri–Serbi u zhvillua në një atmosferë të kontrolluar dhe të qetë, ku përveç koreve të zakonshme sportive, nuk pati asnjë incident të rëndë. Organizimi i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe autoriteteve shqiptare u vlerësua si shumë korrekt nga shumë palë.

Deklarata e Piksit, edhe pse ka shkaktuar zemërim në disa media të Beogradit, ka treguar se sporti mund të jetë një urë për normalizimin e marrëdhënieve mes popujve, nëse trajtohet me frymë sportive dhe qytetare.

Published inLajme