Një qytetar është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, për të bërë një denoncim për një mjek popullor në Libofshë të Fierit, tek i cili ka blerë 300 mijë lekë kremra, që nuk i kanë bërë asnjë efekt.
Eqerem Duleviç, shtetas shqiptar me kombesi serbe pretendon se pasi mjekësia ka hequr dorë, ai mund të shërojë kancerin. Qytetari i drejtohet të ashtuquajturit mjek, duke i thënë se i afërmi i tij, ka kancer në lëkurë. Duleviç i sugjeron kremra dhe ilaçe me përbërje bimore sipas tij.
“Përshëndetje dua të denoncoj një mjek në fshatin Libofshë të Fierit. Unë kam pasur mamanë me kancer të lëkurës dhe më kanë sugjeruar këtë mjekun popullor për të cilin më thanë se të shëron. Mjeku quhet Eqerem Duleviç dhe ka një klinikë e cila quhet “Eves”.
Shkova e takova këtë mjekun dhe më sugjeroi një ilaç tip vaji, pastaj më dha 5 ilaçe të tjera. Sipas këtij pseudo-mjeku ilaçi i parë i cili ishte vaji duhej që të aplikohej tek këmba e mamasë, kurse ilaçet e tjera duhet t’i konsumojë. Ai më tha thjesht që këto ilaçe vrasin mikrobin dhe rigjenerojnë lëkurën. Madje kur e pyeta se çfarë janë këto ai nuk më tregoi se çfarë përbërje kishin. Tha shkenca ka mbaruar punë me ty, prandaj ke ardhur këtu tek unë se ajo e ka marrë rrugën për të ikur për lesh. Ilaçet kushtonin 300 mijë lekë për një muaj.
Pastaj do shkoje përsëri tek ky mjeku dhe do paguaje 400 mijë lekë të tjera. Unë mora ilaçet 300 mijë lekë dhe nuk bënë asnjë lloj shërimi madje ka degraduar plaga, ndërkohë që ky mjek duket që është mashtrues. Prandaj dua ta denoncoj tek emisioni juaj sepse edhe të tjerët që e dëgjojnë të mos shkojnë tek ky mjek sepse nuk do gjejnë zgjidhje”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.
Mjeku i thotë, që pacienti duhet të lahet me ujë fiziologjik e më pas të lyhet me vajra e të fashohet. Ky lloj mjekimi kushton 300 mijë lekë të vjetra. Por nëse do të trajtohet i gjithë trupi, kostoja është 400 mijë lekë të vjetra në ditë.
Vite me pare, Dulevic ka akuzuar mjeket shqiptare per mjekim te gabuar, ndersa tashme duket se pas fatkeqesise qe ka pasur ne familje eshte bere vete mjek, duke mashtruar qytetaret shqiptare si nje hakmarrje e paster e tij.
Historia nis ne vitin 2015, kur e moshuara 70-vjeçare, Sulka Duleviç nga Libofsha e Fierit ishte shtruar në spital për shkak se vuante nga diabeti. Ajo madje dy ditë më parë ka qenë në Tiranë, ku po mjekohej për një infeksion të lëkurës. Pas trajtimit me kortizon, ajo është dërguar në Spitalin e Fierit, ku humbi jetën sot në mëngjes.
Djali i saj, Eqerem Duleviç akuzoi bluzat e bardha në Tiranë për mjekim të gabuar. Duke folur për mediat ai ka thene se mjekët në Fier i thanë se vdekja ka ardhur pikërisht për shkak të kortizonit.
“Nëna ishte sëmurë dhe e dërgova në Tiranë te reparti i Plastikës, pasi kishte probleme me lëkurën. Ata e mjekuan me kortizon për t’ia izoluar infeksionin”, thotë ai.
Ata më thanë se duhet të kisha kujdes me të se vuante edhe nga diabeti. Mirëpo sapo e sollëm në Fier ajo ndërroi jetë. Këtu në Fier më thanë se vdekja ka ardhur për shkak të trajtimit me kortizon”, vijon ai më tej.
