Skip to content

“Hiqni licencat e çdo zyre avokatie nëse”, zbardhen porositë e Ramës jashtë kamerave

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një takim me deputetët e qarkut Tiranë, drejtorët e bashkisë së kryeqytetit dhe drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit, ku në qendër të diskutimeve ishte aksioni i autoriteteve për prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin.

Gjatë takimit, Rama u ndal tek shembjet e fundit në Theth, duke sqaruar se premtimi i tij para fushatës elektorale për legalizime kishte si synim vetëm ata që kishin trashëguar pronat e gjyshërve, dhe jo ndërtimet e reja të kryera pa leje në zonën e mbrojtur.

Burime për mediat bëjnë me dije se në pjesën e mbyllur të mbledhjes, kryeministri ka kërkuar një rifreskim të stafeve në bashkitë e vendit, duke filluar nga ato që janë qendra qarku. Sipas burimeve, kjo kërkesë nuk përfshin për momentin bashkinë e Tiranës, për të cilën Rama nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Një urdhër i veçantë nga kryeministri ka qenë edhe ai për heqjen e licencës për çdo zyrë avokatie dhe noterie që ofron me pagesë shërbimet e platformës qeveritare E-Albania. Rama ka theksuar se ky shërbim duhet të ofrohet falas nga të gjitha bashkitë e vendit, duke lehtësuar qytetarët dhe duke garantuar akses të barabartë në shërbimet online publike.

Published inLajme