Gjuetia në Bulqizë përfundoi në një tragjedi. 34-vjeçari Flamur Kamberi vrau me çifte kushëririn e tij Vasil Kamberin. Dy të rinjtë kishin shkuar në pyll për gjueti.
Ngjarja dyshohet aksidentale, megjithatë grupi hetimor vijon hetimet.
Vasil Kamberi, 36 vjeç është plagosur rëndë nga çuni i xhaxhait dhe është dërguar me urgjenc drejt spitalit me helikopter, por si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë gjatë trasportimit.
Autori është shoqëruar në komisariatin e policisë ku është marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
