Kritikat që ka për sondazhin e MgLaughlin & Associates në Top Channel dhe sondazhe të tjera për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryesocialisti Edi Rama i ballafaqoi këtë mbrëmje në studion e Top Story me autoren dhe moderatoren Grida Duma.
Edi Rama: Njerëz jashtë realitetit, të thuash që populli është i sëmurë nëse mendon se Shqipëria është në drejtimin e duhur. Pse? Se mendon se Shqipëria shkon në drejtimin e duhur. Ndërkohë, Shqipëria është në tryezën e BE-së. Populli dhe BE mendojnë njësoj, këta mendojnë që populli është i sëmurë.
Grida Duma: Unë jam habitur pse ju gjykoni se ata gjykojnë?
Edi Rama: Unë nuk i heq të drejtën njeriu të gjykojë!
Grida Duma: E dini që kur studiohet sjellja e turmave, studiohen problemet patologjike të shoqërisë?
Edi Rama: Doni të thoni tani që populli është një turmë patologjike që mbështet PS-në?
Grida Duma: Jo, populli është popull. Jam habitur që ju kanë bërë përshtypje që disa njerëz nuk kanë të drejtë të gjykojnë sjelljen sociale të popullit, ju thoni autizëm politik është përdorur në termat politikë, ja ku po ju jap dhe unë një term shkencor. A e keni gjykuar ju si çyryk popullin që është në anën tjetër.
Edi Rama: Nuk ia ka ndaluar njeri të drejtën të gjykojë. Është qasja negative e njerëzve që janë jashtë realitetit të përditshëm të kësaj qeverisjeje.
Në studion e Top Story, kryeministri Edi Rama përballë moderatores Grida Duma u shpreh sesi qeveria e tij e gjeti Shqipërinë në marrjen e pushtetit tre mandate më parë.
Rama tha se kur erdhi në pushtet në Shqipëri nuk kishte asnjë vizitë të nivelit të lartë, ndërsa Duma tha se kjo nuk tregon progesin e një vendi.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Edi Rama: Unë jam udhëheqësi i PS, por pa PS unë jam vetëm një njeri. Nëse duam ta realizojmë qëllimin e madh, kemi punuar shumë por papritur. Nuk ka asnjë shans tjetër se është çështje kjo. Nuk është e thënë që dera e hapur do rrijë hapur, përkundrazi. Dihet kush është në fushë dhe kush janë lojtarët. Vetëm ne mund ta përmbyllim.
Nuk është kështu fare, unë flas për periudhën në të cilën qeverisim. Kur morëm detyrën Shqipëria ishte në vend, ku të paktën në 2 vitet e fundit nuk kishte më vizita të nivelit të lartë. Ata që qeverisnin këtu ishin skualifikuar.
Grida Duma: Përparimin e procesit e bëjnë vizitat?
Edi Rama: A më japësh shansin të jap version tim. Nuk kam ardhur t’ju bind ju, por të jap versionin tim. Kur një vend nuk vizitohet në nivele të larta ka një problem.,
Unë e di çfarë kam parë e çfarë kam dëgjuar në fazën e parë kur ishte krijuar miti komplet fals me tre ligje për statusin, dhe çfarë lloj stigme kishim ne në sytë e tyre. Impresioni që lamë ne në atë tryezë dhe çfarë ata panë, i vunë në një pozicion që të thoshin ne me Shqipërinë mund ta bëjmë shumë më shpejt. Doli dhe Inteligjenca Artificiale që na dha një dorë. Jemi sot në një pozicion optimal, janë të gjitha gjërat bashkë.