Skip to content

Sherr mes vëllezërish në Tiranë, 29-vjeçari qëllon dy vëllezërit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një 29-vjeçar, i identifikuar si E. M., ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij, 27-vjeçarin Z. M. dhe 20-vjeçarin A. M.

Related article  LEKU LETER! Këto 3 shenja të horoskopit do të kenë rritje të mëdha financiare këtë periudhë!

Detajet

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, pas një konflikti të çastit, dyshohet për motive të dobëta. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arritur të identifikojë dhe kapë autorin e dyshuar.

Related article  Tjeter ngjarje e rende ne vend, dy viktima ne Elbasan nga...

Të dy vëllezërit e plagosur janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Autori, E. M., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Dosja e rastit do t’i kalojë Prokurorisë për hetime të thelluara.

Related article  Shperthimi ne burgun e Fushe Krujes, policia jep detajet e ngjarjes se rende
Published inLajme