Skip to content

Incident me armë në Tiranë: Gardisti kërcënon qytetarin pas një sherri në rrugë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku një gardist ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka kërcënuar një qytetar. Shkaku i konfliktit ishte banal: një debat se kush do të kalonte i pari me makinë në rrugë.

Related article  E trishte! Tragjedia qe goditi familjen e mjekes, si iu vrane 9 nga 10 femije, i fundit...

Detajet e ngjarjes dhe hetimet

Gardisti, i identifikuar si Dorian Kraja, pas sherrit ka nxjerrë armën, por fatmirësisht nuk ka shkrepur asnjë plumb, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Policia ndërhyri menjëherë, parandaloi përshkallëzimin e situatës dhe ndaloi gardistin.

Related article  Gazetarja Ola Bruko rrefehet sesi e la burrin dhe u lidh me nje nga vellezerit korcare

Rasti i është referuar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila ka nisur menjëherë hetimet. Policia ka siguruar edhe pamjet e sherrit nga kamerat e sigurisë në zonë, të cilat do të shërbejnë si dëshmi në procesin hetimor. Ndërkohë, gardisti Kraja, fillimisht i ndaluar, po hetohet në gjendje të lirë.

Related article  Sherr në një lokal në Vlorë, dhunohet një vajzë, çahet në fytyrë, i plagosur dhe një djalë
Published inLajme