Skip to content

U arrestua nga policia, ndërron jetë mësuesja 27-vjeçare. Emri

Një mësuese ‘e qetë e inteligjente’ është gjetur e vdekur në shtëpinë e shoqeje të saj në Britani, pas traumës së arrestimit ku ishte lënë e zhveshur në qeli, u tha sot në seancën e çështjes.

27 vjeçarja Jorja Watt, priste të niste një punë të re jashtë vendit kur vdiq papritur në shtator të vitit të shkuar.

Në hetimet në gjykatën e Preston në veri të Britanisë, u tha se Jorja ishte diagnostikuar me një çrregullim të karakterit, dhe se më herët ishte arrestuar për përleshje me një punonjës emergjence, teksa kishte dalë me miqtë.

Related article  Tërmetet në vend/ Njerëzit të tmerruar flejnë jashtë

Por nëna e saj Maria tha në gjykatë se e reja kishte mbetur e traumatizuar pasi ishte lënë e zhveshur në qeli gjatë arrestimit, dhe trembej se incidenti do të shkatërronte ëndrrën e saj për të dhënë mësim.

Ajo shtonte se shëndeti mendor i të bijës u përkeqësua dhe kishte nisur të merrte qetësues për të kaluar krizën, shkruan rrjeti vendas Lancs Live .

Në gjyq u tha se ajo ishte gjetur pa ndjenja në shtëpinë e mikes së saj Charlie më 1 shtator.

Nëna e Charlie, Voirrey the tha në gjykatë: “Në ora një të natës u zgjova nga Charlie që thërriste vazhdimisht ‘Jorja!’. E dija që diçka kishte shkuar keq, më pas e gjeta atë të përkulur në divan. Ishte pa ndjenja dhe buzët i kishte blu”.

Related article  Aksident i rëndë, ndërrojnë jetë dy vajza. Emrat

Ekzaminimet treguan se Jorja kishte marrë disa qetësues me rekomandim nga mjeku, duke përfshirë dhe metadon, që është zëvendësues i ligjshëm i heroinës.

Shkaku i vdekjes u regjistrua si intoksikim nga mjekimet dhe faktor plotësues, ‘çrregullimet mendore’.

Duke dhënë verdiktin e vdekjes aksidentale, mjekja ligjore Kate Bisset tha: “Mendoj se duhet thënë se e ndjera nuk po konsumonte droga por tentonte të ndahej prej tyre me zëvendësuesin e ligjshëm”.

Related article  'Do me lesh te flas se...' Rama perplaset me Grida Dumen ne Top Story

“Ajo luftonte një betejë të shëndetit mendor dhe merrte mjekime me shpresë ta fitonte këtë betejë”.

Maria e përshkruante të bijën si vajzë me zë të butë, inteligjente dhe e dashur. Mjekja ligjore pranonte se Jorja ishte tipi i një ‘shpirti të lirë’.

Policia e Lancashire Police tha: ‘Ankesa që kemi marrë për çështjen po shqyrtohet se departamenti. Në këtë moment do ë ishte e papërshtatshme të komentoja më shumë”, shkruan rrjeti Metro.

 

Published inLajme