Skip to content

Tronditet Tom Doshi, merr lajmin e hidhur pak para zgjedhjeve

Dy kandidatë të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit për qarkun e Lezhës janë tërhequr nga gara elektorale e zgjedhjeve të 11 majit. A2 CNN mëson se Leonard Trokthi dhe Etmond Stojani, pjesë e listës së hapur të PSD-së, kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre zyrtare në KQZ, duke e çuar në 17 numrin total të kandidatëve të tërhequr deri më tani nga gara elektorale.

Related article  LUFTA NUK KA MBARUAR! Rusia bën paralajmëron e frikshëm ndaj Amerikës: Tani prisni...

Në dokumentet zyrtare të dorëzuara, të dy kandidatët justifikojnë tërheqjen me “pamundësi aktuale për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore”, duke theksuar se vendimi është i parevokueshëm.

Related article  Sa dëm ju bën konsumimi i alkoolit para gjumit?

Megjithatë, emrat e tyre do të vijojnë të mbeten në fletën e votimit, për shkak të afateve të shtypjes dhe shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Trokthi dhe Stojani ishin pjesë e një liste me 7 kandidatë të PSD-së për këtë qark.

Related article  E tha edhe këtë! Ledri bën deklaratën e papritur për Gjestin dhe Jozin

Dorëhiqen 2 kandidatë të Tom Doshit në Lezhë

Dorëhiqen 2 kandidatë të Tom Doshit në Lezhë

Published inLajme