Skip to content

E tha edhe këtë! Ledri bën deklaratën e papritur për Gjestin dhe Jozin

I ftuar në emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun, kengetari i njohur Ledri Vula ka ndarë mendimet e tij për disa emra të njohur të skenës muzikore shqiptare. Ai ka vlerësuar Gjestin për stilin e tij unik dhe energjinë që sjell në muzikë, duke lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi në të ardhmen. “Kisha pasur dëshirë të shkoja në studio me të, vetëm të shoh si energji,” u shpreh Ledri për Gjestin.

Ndërkohë, kur u pyet për mundësinë e një bashkëpunimi me Jozin, përgjigja e Ledrit ishte e prerë: “Me Jozin, jo.” Kjo deklaratë e shkurtër dhe e qartë ka shkaktuar reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke nxitur kureshtjen e fansave rreth marrëdhënieve mes artistëve.

Kjo deklaratë e Ledri Vulës vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Jozit dhe Gjestit kanë qenë të tensionuara. Ata u përfshinë në një incident të rëndë gjatë gjysmëfinales së “Big Brother VIP Albania 4” në prill të vitit 2025. Jozi, i cili u eliminua nga shtëpia, e ka goditur fizikisht Gjestin me shuplakë para se të largohej, duke shkaktuar një skandal të vërtetë dhe ndërprerjen e transmetimit direkt. Ky incident ka lënë një shenjë në raportet mes tyre dhe duket se ka ndikuar edhe në vendimin e Ledri Vulës për të mos bashkëpunuar me Jozin.

Ndonëse pas incidentit në “BBVA” pati spekulime për një afrim mes Jozit dhe Gjestit, duket se tensionet nuk janë shuar plotësisht, të paktën nga ana e Ledri Vulës, i cili ka qartësuar pozicionin e tij në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm me secilin prej tyre.

Published inLajme