Skip to content

Tronditëse! Aksident me motor, shuhet dy vajzat adoleshente (FOTO-EMRAT)

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Kërçovën në Maqedoninë e Veriut pas humbjes së dy nxënëseve të reja shqiptare, Albina Abazi dhe Eriona Ramadani. Të dyja 16-vjeçare, ato humbën jetën në një aksident fatal me motor.

Të dyja vajzat ishin nxënëse të vitit të dytë në gjimnazin “Drita” të Kërçovës. Lajmi për vdekjen e tyre ka prekur thellë jo vetëm familjet e vajzave, por edhe shkollën dhe gjithë qytetin. Drejtoria e gjimnazit ka shprehur ngushëllimet e saj më të sinqerta, duke theksuar se humbja e tyre ka lënë një “boshllëk të pazëvendësueshëm”.

Related article  Kishte dhimbje koke të forta çdo ditë… Ja çfarë i gjetën në tru! Shkaktar, mishi i derrit

Ngushëllime për familjet kanë shprehur edhe figura publike, si Fatmir Dehari, i cili shkruan se “sot mbi Kërçovë ka rënë një heshtje zie”. Ai e cilëson këtë humbje si një “plagë të rëndë” për shoqërinë, duke ndarë dhimbjen me familjet Abazi dhe Ramadani.

Related article  Tragjedi ajrore, asnjë i mbijetuar

Deri më tani nuk janë dhënë detaje zyrtare për shkaqet e aksidentit fatal, por tragjedia ka sjellë një valë dhimbjeje dhe solidariteti në të gjithë Kërçovën.

Related article  Skandal i madh – E dashura sekrete e ministrit udhëton me avionin e qeverise (Dalin fotot)
Published inShowbizz