Skip to content

“Tronditet” Mateo gjatë natës: Brikena merr vendimin e papritur

Një situatë komike, por që ka shkaktuar jo pak panik, ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Me rastin e 1 Prillit, Ditës së Gënjeshtrave, banorët kanë gjetur momentin e përsosur për të organizuar një rreng epik, ku “viktimë” këtë herë ka rënë Mateo.

Related article  Ne shtator ndahet Partia Demokratike! Flutura Acka zbulon deputetet qe do tradhtojne Sali Berishen

Teksa ky i fundit ndodhej në dhomën e gjumit dhe ishte në gjumë të thellë, Shëndriti ka shkuar ta zgjojë në mënyrë të papritur dhe me shumë urgjencë.

Ky zgjim i befasishëm e ka shqetësuar jashtëzakonisht Mateon, por paniku ka arritur kulmin kur ka dëgjuar arsyen. Shëndriti i ka thënë se Brikena po tentonte të largohej përfundimisht nga shtëpia e BBVA.

Related article  DENONCIMI I RRALLE Vjehrra i futej në shtrat çdo natë, nusja i bën “gjëmën” e madhe (VIDEO)

Të alarmuar, ata janë drejtuar me nxitim për në oborr për të ndaluar Brikenën, por aty Mateo është përballur me një pamje krejt tjetër. Në vend të një largimi dramatik, ai ka gjetur Brikenën e cila po shkrihej së qeshuri.

Kur kuptoi se e gjitha ishte thjesht një gënjeshtër e kurdisur mirë për 1 Prillin, Mateo nuk e ka përmbajtur dot reagimin e tij spontan. “Ju s’jeni mirë,” është shprehur ai.

Published inLajme