Skip to content

Skandal në mes të Korçës – Ja çfarë i bën babai vajzës. ME VIDEO

Një video shqetësuese është publikuar nga një qytetar në Korçë, duke shkaktuar reagime të forta. Videoja shfaq një vajzë të vogël duke qarë, e cila dhunohet dhe tërhiqet zvarrë me forcë nga prindërit e saj në rrugë të hapur. Dëshmitari i cili ka dërguar videon, ka treguar se i ati e ka kapur fëmijën për flokësh, ndërsa nëna e ka tërhequr nga krahu.

Sipas dëshmitarit, i cili e ka dërguar videon për JOQ, vajza kishte qenë duke qarë brenda një qendre tregtare, me shumë mundësi sepse dëshironte të blinte një gjë, por prindërit ia kishin refuzuar. Pas kësaj, ngjarja makabre ka vijuar me dhunë fizike dhe tërheqje zvarrë të fëmijës për rreth 15 minuta, nga qendra tregtare deri te pazari i qytetit.

Kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim të madh në publikun shqiptar për mirëqenien e fëmijëve, duke theksuar rëndësinë e ndërhyrjes së menjëhershme për të mbrojtur fëmijët nga dhuna.

Published inLajme