Skip to content

LAJM I FUNDIT – Rama bën paralajmërimin e fortë: Do ndëshkohet ai që…

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nisjen e një procesi të ri dhe rigoroz për lirimin e hapësirave publike, duke theksuar se do të ketë “zero tolerancë” dhe “zero selektivitet” ndaj çdo abuzimi. Në një komunikim online, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve me autoritetet për zbatimin e ligjit.

Si pjesë e kësaj nisme, Kryeministri njoftoi hapjen e një portali të posaçëm, me emrin “Hapësira Ime”. Përmes kësaj platforme, qytetarët do të mund të bëjnë denoncime për çdo shkelje që vërejnë në hapësirat publike.

Ky portal do të shërbejë si një mjet monitorimi dhe ndëshkimi për ata që shkelin rregullat, duke synuar të tejkalojnë kufijtë e pronave publike në dëm të komunitetit. Rama nënvizoi se nuk do të tolerohen asnjë përjashtim apo veprim selektiv, pavarësisht tentativave të mundshme për t’iu shmangur përgjegjësisë.

Kryeministri ftoi qytetarët të bëhen pjesë aktive e këtij procesi, duke dërguar denoncime të vazhdueshme. Qëllimi është që, përmes kësaj bashkëpunimi, të vendoset qartë se ku fillon e drejta dhe liria e komunitetit në hapësirat publike. Kjo përpjekje synon të mbrojë hapësirat e përbashkëta dhe të garantojë që asnjë subjekt privat të mos i përvetësojë apo abuzojë ato në dëm të qytetarëve.

Published inLajme