Skip to content

Tragjike, shperthen bombula e plagos familjarin, shperthen prape kur po e shpetonin…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë, ku një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Konferenca e Pezës”, duke shkaktuar disa të lënduar.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 11:20, në banesën e shtetasit E. H., ka ndodhur shpërthimi fillestar i bombulës, duke lënduar pronarin e shtëpisë, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Related article  “Survejohej nga 19 spiunë komunistë”, historia e priftit shqiptar që u vra për një pagëzim

Situata është përkeqësuar më tej gjatë ndërhyrjes së forcave të Policisë dhe zjarrfikëses, ku ka ndodhur një shpërthim i dytë, duke lënë të plagosur dy punonjës policie, shtetasit Xh. P. dhe I. K., si dhe një punonjës të zjarrfikëses, shtetasin Sh. K.

Related article  E trishtë / Këngëtari i njohur shembet në skenë dhe humb jetën (Video)

Të katër të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital, dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë incident të rrezikshëm.

Related article  E pazakontë! Pëllumb Pilinçi 'kërcënon' Donald Trumpin me tokën shqiptare! VIDEO

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal me përdorimin e pajisjeve të gazit në banesa, për të shmangur ngjarje me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin.

Published inLajme