Skip to content

Tragjedi/ Aksident ajror, ka viktima

Një helikopter është rrëzuar në lumin Hudson në New York, ka konfirmuar policia amerikane. Aksidenti duket se ndodhi pranë Pier 40 në qytetin e New Yorkut, shkruan bbc.

Njësitë detare dhe tokësore ndodhen në vendngjarje, por mbetet ende e paqartë sa persona ndodheshin në bord, ka thënë Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut për CBS News. Sipas CBS, një person ka humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit.

Related article  Nga punëtor ndërtimi, pronar centrali miliona eurosh! Historia e pabesueshme e Engjëllit!

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha për se të paktën dy persona janë nxjerrë nga uji, por gjendja e tyre nuk dihet akoma.

Related article  Sherr me thika dhe të shtëna me armë! Ka të plagosur

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë mbetje që notojnë në lumë.

Aksidenti, i cili ndodhi rreth orës 15:15 me orën lokale, ka ndodhur më afër anës së New Jerseyt të lumit Hudson.

Related article  Lajmi i fundit/ Plagoset 24-vjeçari me armë zjarri në Shkodër

Autoritetet amerikane kanë ndaluar qarkullimin e anijeve në atë zonë.

Published inLajme