Skip to content

Lajmi i fundit/ Plagoset 24-vjeçari me armë zjarri në Shkodër

Një person është paraqitur mbrëmjen e kësaj të hëne në spitalin e Shkodrës i plagosur në këmbë. Mësohet se personi është i plagosur me armë zjarri.

Ndërkohë forcat e policisë kanë mbërritur në spital për të pyetur të plagosurin. Nuk dihet ende se ku ka ndodhur ngjarja.

Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin  A. B., 24 vjeç,  i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen  e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Related article  Vajza shqiptare shtatzënë pa kryer marredhenie, doktori tregon rastin: E v1rgjer, ja si mundi ta bente
Published inLajme