Skip to content

Tjetër ZARF I ZI?! Gjesti edhe G-Bani kërkojn të …hajde të sfidojmë Vëllain e Madh…

Që pas përfundimit të spektaklit të së martës të “Big Brother VIP 4”, katër banorë janë dënuar nga Vëllai i Madh. Gjesti, Rozana, Klajdi dhe G-Bani janë vendosur në një ambient tjetër të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Vëllai i Madh ka krijuar një ‘shpellë’ për katër banorët që thyen rregullat e shtëpisë. Gjatë këtyre ditëve, katër banorët kanë patur momente shumë të bukura mes tyre, por nuk kanë munguar as debatet.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Çohuni more nuba, çohuni të bëjmë ndonjë aktivitet, të luajmë ndonjë lojë, apo të refuzojmë sfidën, të marrim prapë Zarf të Zi

G-Bani: Kë sfidë të refuzojmë?

Gjesti: Këtë sfidë, jam i gatshëm për Zarf të Zi

G-Bani: Cilën sfidë?

Gjesti: Me çel derën, nuk durohet më, me dal jashtë

Related article  SPAK Jep Pretencën Për Ish-Kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

G-Bani: Del në eliminim direkt o bishë

Gjesti: Jo mor aspak, po sfidojmë prapë Vëllain e Madh me Zarf të Zi, jeta është me rrezikuar

Related article  Banori i BB VIP 4 rrëfehet: Vajzën e madhe ja kam adoptuar ish-gruas

G-Bani: Jeta është me rrezikuar, por jo me u hedhë në humnerë o bishë. Ta bëj një pyetje, e zëmë se je në burg dhe shikon një vend ku mundesh e ec me vrap dhe me dalë. Po e di se është roja nga lart dhe ta kërcet me armë automatike, a shkon me rrezikuar duke e ditur se të kap plumbi?

Related article  Grida Duma dhe Arbana Osmani i shpallin ‘lufte’ njera tjetres - Detajet

Gjesti: Nuk është Vëllai i Madh atje jashtë duke na pritur

G-Bani: Me armë jo, po të pret me një Zarf të Zi që të eliminon direkt, të nxjerr fishek prej shtëpie, këtë të bën Vëllai i Madh, këtë ndëshkim bën, nuk të rreh me shpulla

Gjesti: A e mban veten gangster, çohu e të çelim derën

G-Bani: Më gangstera se kaq, kemi dalë 4 veta kokë më kokë në nominim se kemi thyer rregullat e ligjet, ça tjetër me bërë. Pastaj i bie të tregojmë se nuk respektojmë Vëllain e Madh

Published inShowbizz