Skip to content

Tjetër aksident ajror/ Rrëzohet avioni sportiv në Gjermani

Pasditen e së dielës ka ndodhur një aksident ajror gjatë uljes në aeroportin e Stuttgart-it.

Një avion i vogël është rrëzuar disa qindra metra larg pistës së uljes, transmeton klankosova.tv.

Avioni i tipit Cessna C-172, një mjet ajror me katër vende, ishte nisur në orën 15:39 nga Leutkirch në Allgäu dhe aksidenti thuhet se ka ndodhur në orën 16:21 pranë aeroportit të Stuttgart-it.

Related article  Paratë dhe dashuria ecin bashkë këtë javë! Por Meri Shehu jep alarmin për datën më të vështirë

Sipas gjermanes Bild, në momentin e aksidentit, ishte tashmë errësirë, dhe zona përreth aeroportit ishte shumë e mjegullt, gjë që mund të ketë kontribuar në këtë tragjedi.

Related article  Historia e TRISHTË nga Gramshi/ Nusja RREH vjehrrën e i thyen dorën dhe...

Fillimisht policia mendoi se në avion ndodheshin tre persona, por tani është e qartë se në bord ishin dy persona. Njëri prej tyre ka pësuar dëmtime që rrezikojnë jetën, ndërsa tjetri është plagosur rëndë.

Related article  “Futja o Floro, bjeri!” Arabët perplasen fort me shqiptarët në burgun francez (video)

Të dy aktualisht ndodhen në spitale. Të dielën në mbrëmje, vazhdonin ende punimet për pastrimin e vendit të ngjarjes. Shkaku i aksidentit është ende plotësisht i paqartë.

Published inLajme