Skip to content

“Futja o Floro, bjeri!” Arabët perplasen fort me shqiptarët në burgun francez (video)

Një përleshje e madhe raportohet të ketë ndodhur pak ditë më parë në një burg në Francë, ku janë përfshirë disa të dënuar shqiptarë dhe arabë.

Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, shihet një i burgosur që filmon me telefonin e tij nga dritarja e qelisë momentin kur rreth 20 të rinj, të ndodhur në ambientet e ajrimit, përfshihen në një konflikt fizik. Përleshja nis papritur dhe përfshin pothuajse të gjithë të pranishmit në oborr.

Në videon e regjistruar dëgjohet një nga shqiptarët duke bërtitur: “Bjeri, bjeri. Futja q*ja rrobt. Bjeri o Floro bjeri”, ndërsa disa nga të përfshirët shihen të shtrirë përtokë.

Gjatë gjithë kohës që zgjat konflikti, nuk vërehet asnjë ndërhyrje nga ana e rojeve të sigurisë për të qetësuar situatën. Shkaku i sherrit mbetet ende i paqartë dhe nuk dihet nëse ka të lënduar mes shqiptarëve.

Published inLajme