Skip to content

Tërhoqi pas vetes zemërimin e publikut, Parashqevi Simaku i del në mbrojtje Pirro Çakos

Duke shfrytëzuar bujën e momentit ndaj këngëtares Parashqevi Simaku dhe këngëve të saj ndër vite, Pirro Çako mori këngën ‘E duam lumturinë’, një ndër më të famshmet të kënduara nga Simaku dhe e hodhi në kanalin e tij të Youtube, duke qenë se i takon autorësia e muzikës.

Kënga ka ekzistuar në kanalin e “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar, me plot 5 milionë e gjysmë klikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar.

Related article  Olta i bëri thirrje publikut të nxjerri Leon, reagon babai i këtij të fundit

Mbi 200 mijë klikime, këngës iu shtuan vetëm gjatë javës së fundit, dhe kjo falë interesit të madh që ngjallën lajmet për këngëtaren në SHBA. Versioni i vjetër me miliona klikime është fshirë nga YouTube, ndërsa kënga është rihedhur një ditë më parë, në mesin e interesit të shtuar për Parashqevi Simakun, nga kanali zyrtar i Pirro Çakos.

Related article  FOTO/ Ky është nishani që Egli tentoi ta presë pasi Gjesti e ofendoi

Ky veprim, mëse i justifikuar i artistit, u keqkuptua nga masa e gjerë që menduan se Pirro hoqi këngën nga kanali i Youtube, duke privuar publikun nga dëgjimi i saj, por në fakt kantautori i njohur gëzon të drejtat e autorësisë dhe thjesht e ka spostuar këngën nga një ‘i panjohur’, tek kanali i tij.Tërhoqi pas vetes zemërimin e publikut, Parashqevi Simaku i del

Related article  U shfaq me Pilinçin në THETH, kush është biznesmeni milioner qe i ka vene syrin ‘vendit’ te Ballukut

Mbi gjithë aludimet e ngritura online, ka reaguar Elton Ilirjani, i cili po kujdeset për këngëtaren dhe shkruan se Parashqevia flet me nota pozitiviteti për kantautorin dhe të atin e tij dhe lutet që të mos abuzohet me emrin e tij: “Ju lutemi mos abuzoni me emrin e Pirro  Çako9! Kërkesë e Parashqevisë! Ajo e respekton Pirron dhe e kujton me mall atë dhe babain e tij, Gaqo Çako!”Tërhoqi pas vetes zemërimin e publikut, Parashqevi Simaku i del

Published inShowbizz