Sipas parashikimit të motit për ditën e nesërme, 21 Qershor 2025, territori i Shqipërisë do të karakterizohet nga një mot i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës. Kthjellimet më të dukshme pritet të jenë përgjatë vijës bregdetare.
Pas mesditës, meteorologët parashikojnë një shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin e vendit. Paralelel me këtë, do të ketë një rritje të ndjeshme të lagështirës në ajër, duke krijuar mundësi për reshje afatshkurtra shiu në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër të vendit. Ndërsa në zonat Juglindore, reshjet do të jenë më të koncentruara dhe në formë rrebeshi.
Sa i përket temperaturave të ajrit, ato do të pësojnë një rënie si në orët e mëngjesit, ashtu edhe gjatë mesditës. Vlerat ditore pritet të luhaten nga minimumi prej 10°C, i cili do të regjistrohet në Verilindje të vendit, deri në maksimumin prej 33°C, i parashikuar në qytetin e Beratit.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me një shpejtësi maksimale mbi 40 kilometra në orë, duke ardhur nga drejtimi Veriperëndimor. Kjo do të ndikojë në brigjet detare, ku pritet të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë. Udhëtohet për detarët dhe pushuesit në zonat bregdetare që të jenë të kujdesshëm ndaj kushteve të detit.