Skip to content

Skandal në agjencinë funerale?! Qytetari denoncon djalin e pronarit: Na kërcënoi, na tha merrni kufomën dhe largohuni

Një situatë e pakëndshme dyshohet se ka ndodhur në një agjenci funerale në kryeqytet.

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e News 24, se djali i pronarit të agjencisë funerale “Parajsa” ka kërcënuar të afërmit e personit, për të cilin po zhvillohej një ceremoni mortore ne ambientet e agjencisë.

Qytetari pretendon se djali i pronarit i ka kërcënuar ata teksa po vajtonin nënën e tyre të vdekur.

Related article  Kishte dhimbje koke të forta çdo ditë… Ja çfarë i gjetën në tru! Shkaktar, mishi i derrit

Ai thotë se një person (duke iu referuar denoncimi bëhet fjalë për djalin e pronarit të agjencisë funerale) u është drejtuar familjarëve me fjalët: “Merrni kufomën e nënës dhe largohuni”.

Ai thotë se ky person që ka kërcënuar ishte i dehur. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur tek agjencia funerale tek ish-Parku i Autobusëve.

Related article  Kush jane miqtë e ngushtë që pr*në në besë Erion Veliaj! Klodiana Lala zbulon pse Lali eshte d*rezuar

“Një person tek agjenci funerale Parajsa kërcënon të ardhurit për të ngushëlluar dhe i ofendon ata”, thotë qytetari në denoncimin e tij.

Më tej, në denoncim thuhet se “i biri i pronarit të agjencisë ka sharë e ofenduar gjatë funeralit”. Dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur, sipas denoncuesit.

Related article  PD kerkon te numerohen vec votat e diaspores, KQZ nuk pranon, cfare fshihet

Nga ana tjetër, në një prononcim për News 24, pronari i agjencisë funerale “Parajsa”, Bajram Yzeiri mohon që në këtë agjenci të ketë ndodhur ndonjë ngjarje e pakëndshme.

Ai thotë se pretendimet janë të rreme, ndërsa paralajmëron padi për shpifje ndaj personit që bëri denoncimin.

 

Published inLajme