Skip to content

PD kerkon te numerohen vec votat e diaspores, KQZ nuk pranon, cfare fshihet

Deputeti i PD, Flamur Noka, dhe përfaqësuesi ligjor Marsh Logu ishin të pranishëm në Parkun Olimpik, aty ku do të numërohen votat e diasporës.

Ata urdhëruan numëruesit e tyre që asnjë votë nga Greqia të mos numërohet dhe të mos futet në proces, por të veçohet dhe t’i kalojë KZAZ-së ose KQZ-së.

Related article  U shfaq me Pilinçin në THETH, kush është biznesmeni milioner qe i ka vene syrin ‘vendit’ te Ballukut

Ky urdhër vjen pasi Partia Demokratike kërkon që të gjitha votat e ardhura nga Greqia të grupohen dhe të ketë një proces monitorimi dhe vëzhgimi nga KQZ, pasi pretendon se ka parregullsi në procesin e votimit të diasporës në Greqi.

“Çdo votë që vjen nga Greqia kontestohet dhe nuk futet në proces, pikë. Numërimi t’i kalojë KZAZ dhe t’i kalojë KQZ,” i thanë Noka dhe Logu komisionerit të PD-së.

Related article  Horoskopi, 19 mars 2025/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Noka foli më pas dhe për mediat ku tha se do numërohet çdo votë e diasporës por asnjë votë e emigrantëve në Greqi. Ai hodhi akuza ndaj Taulant Ballës për proçesin e votës së diasporës në Greqi.

Related article  Skandali në Konferencën e Mynihut: Fjalët e Susan Wiles që tronditën Ramën - Shtohen vizitat nga...

Pas kërkesës së PD për të veçuar votat e diasporës në Greqi, KQZ ka marre vendimin qe votat e Greqise mos te numerohen, por te lihen vec, duke i dhene keshtu nje fitore te vogel opozites.

Published inLajme