Skip to content

‘S’ka bir k…’ Plas grushti mes komisionereve ne Lushnje, Komisioneri i PS fotografoi voten (VIDEO)

Një incident i rëndë është regjistruar gjatë procesit të votimit në një qendër votimi në Lushnjë, ku ka pasur përplasje fizike mes komisionerëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve dhe akuzave për shkelje të rregullave zgjedhore, çka ka çuar në pezullimin e përkohshëm të votimit në këtë qendër.

Sipas dëshmive të komisionerëve të pranishëm, përfaqësuesit e PD-së janë ankuar se komisionerët e PS-së kanë filmuar votat e qytetarëve, një akt i ndaluar rreptësisht nga Kodi Zgjedhor dhe që cenon fshehtësinë e votës.

Related article  'Gjeta nje certifikate te vjeter ne... dhe gjithcka mu rrenua para syve' Rrefimi trondites i Anises

“S’ka burrë nëne e bir…” – dëgjohet të thotë një nga komisionerët në një moment tensioni, ndërsa përplasja verbale dhe fizike kishte arritur kulmin.

Një tjetër komisioner shpjegoi kronologjinë e konfliktit:

“Në mëngjes kanë ardhur anëtarët bashkë me sekretarin dhe kryetarin. Anëtari i PD-së ka kërkuar të mbyllen kamerat. Në atë moment ka ndodhur përplasja e parë. Më pas u mbyllën kamerat. Ka pasur edhe pretendime nga anëtari i PD-së se ai i PS-së po bënte foto,” – deklaroi ai.

Related article  Rrëfimi tronditës i Alida Hiskut: Si na përdhunonin prokurorët e sigurimsat në qeli, na hidhnin kuvertën në kokë dhe…

Pas incidentit, votimi në këtë qendër është pezulluar, ndërkohë që nuk ka ende një reagim zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për situatën në Lushnjë. Policia lokale dhe përfaqësues të komisioneve monitoruese janë thirrur në vendngjarje për të vlerësuar situatën dhe për të rivendosur qetësinë dhe normalitetin e procesit.

Related article  'Po i vjen fundi i pushtetit', gazetari godet fort! Në Shqipëri ka vetëm një...

Ky incident shton edhe më tej tensionet që janë ndjerë në disa qarqe gjatë ditës së votimit, ku akuzat për parregullsi dhe intimidim të votuesve janë bërë të shpeshta, duke rritur shqetësimet për integritetin e procesit zgjedhor.

Published inLajme