Skip to content

‘Po i vjen fundi i pushtetit’, gazetari godet fort! Në Shqipëri ka vetëm një…

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në një studio televizive pas farsës elektorale të 11 majit dhe në prag të një mandati të ri qeverisës të Edi Ramës — të ashtuquajturës “Rama 4” — ofroi një analizë të ashpër dhe të kthjellët mbi gjendjen politike dhe shoqërore në vend.

Ai e përshkroi qeverisjen aktuale si një regjim në rrëshqitje të plotë drejt autoritarizmit, me pasoja të rënda dhe afatgjata për shoqërinë shqiptare.

Sipas Shkullakut, sa më shumë konsolidohet pushteti në një dorë të vetme, aq më shpejt vjen edhe rrënimi i tij. “Çdo regjim që bëhet gjithnjë e më absolut, e ka edhe fundin më të shpejtë,” deklaroi gazetari.

Related article  Thirrje per vrasje shqiptaresh ne Kumanove, Shqiperia kercenon Maqedonine: E papranueshme, do te...

Por përpara fundit, paralajmëroi ai, ky lloj pushteti shkakton dëme të mëdha dhe të pakthyeshme në strukturat e shoqërisë.

“Kur ke një pushtet absolut, deformohet edhe shoqëria. Nuk ka më sindikata reale, nuk ka shoqëri civile funksionale, as media të pavarura.

Nuk ka më asnjë trup ndërmjetësues që të veprojë si amortizator mes dhunës së shtetit dhe të drejtave që duhet të gëzojë qytetari,” u shpreh Shkullaku me një ton të rëndë.

Related article  Vajzat e ekraneve 'thyen' burgjet, Klodiana Lala jep detaje: Hynte çdo javë dhe me bosin

Duke iu referuar një rasti konkret ku një qytetar ishte vënë nën shënjestrën publike për një shkrim kritik — pa qenë as kriminel, as person problematik —

Shkullaku theksoi se tashmë mjafton një fjali në një editorial për të provokuar një reagim të ashpër dhe të organizuar nga makineria propagandistike e qeverisë.

“Përse ndodh kjo? Sepse Rama e ka ndërtuar një sistem propagande ku mjafton një shikim i tij, dhe levat nëpër media vihen menjëherë në lëvizje. Ata e dinë detyrën.

Related article  Tragjedi, një familje e tërë digjen të gjallë brenda një apartamenti

Por ajo që është më shqetësuese, është turma e njerëzve që deri dje s’i njihnim fare — që dalin e sulmojnë vetëm për të rënë në sy, për t’i hyrë në qejf liderit,” theksoi ai.

Sipas tij, në një regjim të tillë, lind një kategori e re njerëzish: të padobishmit e pushtetit. Ata nuk i duhen më as Ramës, sepse kontrolli është i plotë.

Megjithatë, ata vazhdojnë të përpiqen të mbijetojnë duke u lidhur emocionalisht dhe ekonomikisht me “vullnetin e liderit”. kliko shtyp ketu

Published inLajme