Skip to content

Shqiperia ne lufte? Cudit Trump me deklaraten e fundit: Solla paqe mes Shqiperise dhe… (Foto)

Dy muaj pasi Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth në një konferencë për shtyp ngatërroi Tiranën me Teheranin, teksa komentonte sulmin e SHBA-ve ndaj tre bazave bërthamore të Iranit, lapsuseve diplomatike që “përfshijnë vendin tonë në luftë”, iu është bashkuar edhe vetë Donald Trump.

Related article  'Kamping është për fakirët', Gerta Gixhari fyen rende pushuesit ne televizion kombetar (VIDEO)

Gjatë një interviste në emisionin “Mark Levin Show” ditën e djeshme, Trump teksa rendiste gjashtë konfliktet që ai pretendon se ka zgjidhur duke sjellë paqen, i është referuar Armenisë si “Albania” (Shqipëria).

Gafa e Trump ndodhi teksa shpjegonte si arriti të bënte bashkë në Zyrën Ovale, liderët e Azerbajxhanit dhe Armenisë për t’i dhënë fund konfliktit që vijonte prej gati gjysmë shekulli midis dy vendeve.

Related article  Loredana në “Grande Fratello”?/ Shokon gazetari: Jozi duhet të…

“E patë se ç’po ndodhte në Azerbajxhan, që kishte vazhduar për 34, 35 vjet me Shqipërinë”, tha Trump, duke iu referuar gabimisht Tiranës zyrtare për konfliktin në Nagorno-Karabakh.

Related article  Tragjedi në qiell, ka viktima dhe të plagosur

Kujtojmë se Bakuja dhe Jerevani zyrtar vetëm dy javë më parë nënshkruan në Uashington një marrëveshjeje paqeje, me Trump që bëri bashkë presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan.

Published inShowbizz