Skip to content

Shqipëri-Serbi/ UEFA dërgon të plotfuqishmin në Tirane, çfarë do të thotë kjo?

UEFA ka vendosur masa shtesë sigurie për ndeshjen e sotme kualifikuese të Botërorit 2026 mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke caktuar një delegat të posaçëm me eksperiencë të thellë në fushën e sigurisë. Kjo vjen në vazhdën e historisë së tensioneve mes dy kombëtareve, që kulmuan me trazirat në Beograd gjatë eliminatoreve të “EURO 2016”.

Institucioni më i lartë i futbollit kontinental e ka cilësuar këtë ndeshje si një event me rrezikshmëri shumë të lartë dhe ka angazhuar një ekspert për të monitoruar nga afër të gjitha aspektet e organizimit dhe sigurisë.

Related article  Birësuam një vajzë katërvjeçare një muaj më vonë, ajo m’u afrua dhe më tha

Delegati i UEFA-s për takimin e sotëm është zvicerani Zhak Antenen, i cili do të ketë kompetenca të plota në stadium dhe do të marrë çdo vendim madhor në rast të trazirave, përfshirë edhe ndërprerjen e ndeshjes nëse do të jetë e nevojshme. Veçantia e tij qëndron në ekspertizën e lartë në fushën e sigurisë, e fituar gjatë më shumë se një dekade si shef i policisë në kantonin e Vaud në Zvicër, ku ndodhen edhe zyrat qendrore të UEFA-s.

Related article  Pas bujës online, për herë të parë flet Parashqevi Simaku nga New York-u: Nuk jemi shqiptarë...

Zhak Antenen njihet mirë nga UEFA jo vetëm për rolin e tij të mëparshëm si shef policie, por edhe si ekspert i pavarur sigurie dhe funksionar i jashtëm i institucionit të futbollit. Ai ka shërbyer si këshilltar për sigurinë në evente të ndryshme dhe si delegat për ndeshje që konsiderohen veçanërisht delikate. Në vitin 2023, Antenen u caktua si delegati i ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve në Stamboll mes Mançester Sitit dhe Interit, një sfidë me rrez.ikshmëri të lartë për shkak të numrit të madh të tifozëve anglezë që udhëtuan drejt Turqisë.

Related article  U martova me një të ve me një djalë të vogël – Një ditë, djali më tha se nëna e tij e vërtetë jeton ende në shtëpinë tonë

Caktimi i Zhak Antenen si delegat për ndeshjen e sotme në Tiranë tregon qartë se UEFA e konsideron këtë takim si një nga më delikatët e kësaj faze kualifikuese, duke dërguar një nga njerëzit e saj më të besuar dhe me ekspertizën më të madhe në fushën e sigurisë për të siguruar që gjithçka të shkojë sipas planit dhe të shmangen incidentet e padëshiruara.

Published inKulture